Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Macron shtyn vizitën në Gjermani shkaku i trazirave në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë.

“Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Walter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor.

“Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai.

Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,311 persona ishin arrestuar gjatë natës, krahasuar me 875 arrestime një natë më parë, megjithëse dhuna ishte, sipas tyre, “në intensitet më të ulët”.

Vrasja fatale e Nahelit nga policë, mbiemri i të cilit nuk është bërë publik, nxiti tensione midis policisë dhe të rinjve që luftojnë me varfërinë, papunësinë dhe diskriminimin racor. Këto trazira janë më të mëdhatë që ka parë Franca në vite dhe e vënë presidentin Emmanuel Macron në presion.

Macron u bëri thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg rrugëve dhe i fajësoi rrjetet sociale për nxitjen e dhunës.

Familjarët dhe miqtë po mbanin një mbledhje funerali për Nahelin në qytetin e tij të lindjes, Nanterre. Pas vdekjes së tij të martën, tensionet që u shpërfaqen fillimisht në periferi të Parisit u përhapën shpejt në mbarë vendin.



Related posts
Lajme

Policia sulmoi gazetarët me sprej dhe mjete të forta

Lajme

Protesta kundër Trendafilovës, Policia arreston disa protestues

Lajme

Parlamentin Europian ndalon shitjen e patatinave me qeska të mëdha paketimi: Duhet më shumë produkt se ajër

Lajme

Trusti Pensional shënon humbje qindra milionëshe për një muaj