Lajme

Macron thotë se presidenti iranian i ka kërkuar të zhvillojë bisedë me të

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se do të zhvillojë një bisedë me presidentin iranian, pas një kërkese nga ky i fundit.

Gjatë një deklarate të martën, Macron theksoi qëndrimin e Francës për situatën në rajon dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe rikthim në diplomaci.

“Do të flas së shpejti me presidentin iranian me kërkesën e tij”, tha Emmanuel Macron të martën, citon AP.

Ai shtoi se Franca ka mbajtur një linjë të qëndrueshme që nga fillimi i përshkallëzimeve dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të armiqësive.

“Franca ka mbajtur një qëndrim të qëndrueshëm që nga fillimi. Ne bëjmë thirrje për ndërprerjen e të gjitha armiqësive, kthimin në negociatat diplomatike dhe respektin për të gjitha vendet në rajon”, tha Macron.

“E vetmja mundësi e mundshme është rihapja e Ngushticës së Hormuzit… dhe mungesa e çdo takse apo mase shtrënguese”, shtoi ai.

Presidenti francez paralajmëroi gjithashtu për rreziqet e përshkallëzimit të njëanshëm, duke theksuar ndikimin e mundshëm në sigurinë detare dhe stabilitetin rajonal.

“Çdo përshkallëzim i njëanshëm kundër tankerëve, anijeve kontejnerë ose vendeve të treta është një gabim që nxit luftën dhe çon në përshkallëzim”, tha Macron.

Të Ngjashme