Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Macroni do ta emërojë kryeministrin e ri të Francës brenda 48 orëve të ardhshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të emërojë një kryeministër të ri gjatë 48 orëve të ardhshme, tha të mërkurën zyra e tij, duke shtuar se shumica e ligjvënësve janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohën e krizës më të rëndë politike në disa dekada.

Sebastien Lecornu, kryeministri i pestë francez brenda dy vjetëve, e dorëzoi të hënën dorëheqjen e tij, vetëm disa orë pas njoftimit të përbërjes së kabinetit, duke e bërë atë administratën me pushtetin më të shkurtër në historinë moderne të Francës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tags: