Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maja e Goleshit në flakë – terreni i vështirë pengon shuarjen e zjarrit

Zjarri që kaploi majën e Goleshit të premten, është duke vazhduar edhe sot.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Ai tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve.

“Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikësve. Vende-vende është i paqasshëm për zjarrfikësit”, tha Gashi.