Aktuale

“Majlinda Cara më vodhi pronat!” – Qytetarja hipën mbi kangjella dhe hyn në SPAK: Ku është kryeprokurori? Kryetarja e bashkisë më ka përvetësuar tokën (Video)

Një incident është shënuar mesditën e kësaj të mërkure përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ku një qytetare ka tentuar që të hyjë brenda godinës së institucionit.

Siç shihet në video, qytetarja e revoltuar hipën mbi kangjella dhe hyn brenda rrethimit të SPAK, duke kërkuar një takim me kryeprokurorin Klodian Braho, ndërsa denoncon se kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i ka përvetësuar dhe vjedhur pronat e saj.

“Dua të hyj në SPAK, te kryetari i SPAK. Majlinda Cara më ka marrë pronat, i ka përvetësuar dhe shkatërruar pronat”, thotë gruaja.

“Ça e ke Majlinda Carën. Të ka thënë kryetarja e bashkisë Kurbin? Qeveri teknike nuk ka tjetër, vetëm qeveri teknike. Mos më prek me dorë”, thotë sërish ajo, duke iu drejtuar punonjësit të sigurisë, me të cilin përplaset pasi tenton që ta nxjerrë nga ambientet e godinës.

Të Ngjashme