Lajme

Mal Berisha rrëzon maskat: Udhëheqësit shqiptarë dhe lojërat politike me Kosovën

Diplomati Mal Berisha ka reaguar duke kritikuar udhëheqësit shqiptarë që sipas tij kanë bashkëpunuar me aleatë të armiqve historikë të Kosovës, nga Josif Broz Tito e deri te Aleksandër Vuçiç.

Berisha përmend raste konkrete, duke përfshirë rolin e Enver Hoxhës, Fatos Nanos dhe Edi Ramës në ngjarje dhe projekte politike që, sipas tij, kanë dëmtuar interesin e Kosovës.

Ai i bën thirrje publikut të reflektojë mbi besimin e vazhdueshëm tek këta udhëheqës dhe dokumenton çështjet me një koleksion fotografish.

Shkrimi i plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra nga Kosova,

Ju lutem ndiqeni koleksionin e fotove në fund të këtij postimi!

Për mua është e pabesueshme dhe njëkohësisht e trishtueshme të shoh se si kaq shumë vëllezër e motra shqiptare nga Kosova i kanë besuar, i besojnë dhe vazhdojnë t’u besojnë aleatëve më të mëdhenj të armiqve të tyre historikë:

JOSIF BROZ TITOS, MILADIN POPOVIÇIT, VUKMANOVIÇ TEMPOS, RANKOVIÇIT, SLOBODAN MILOSHEVIÇIT, DERI TE ALEKSANDËR VUÇIÇI

Ata janë:

ENVER HOXHA, FATOS NANO DHE EDI RAMA.

Pa hyrë thellë në histori, po ndalem në disa momente të drejtpërdrejta:

Kush e themeloi Partinë Komuniste Shqiptare?

MILADIN POPOVIÇ DHE VUKMANOVIÇ TEMPO.

Kush e ndërmori Masakrën e Tivarit?

RANKOVIÇI, ME DIJENINË E ENVER HOXHËS.

Kush e takoi Milosheviçin në Kretë?

FATOS NANO.

Kush e quajti Ramush Haradinajn “gomar”?

EDI RAMA.

Kush e inicioi projektin “BALLKANI I HAPUR”, që cenonte tërësinë territorial të Kosovës?

EDI RAMA DHE ALEKSANDËR VUÇIÇ.

Kush e përfshiu Hashim Thaçin në këtë projekt politik që përfundoi me përballjen e tij me drejtësinë ndërkombëtare?

EDI RAMA.

Kush po e mbështet sot Aleksandër Vuçiçin, i cili nuk mund të ecë drejt Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën, dhe që për herë të parë pas periudhës së Enver Hoxhës nënshkruan një dokument të përbashkët me Kyeministrin e Shqiperise?

EDI RAMA.

Kush e përfshiu Hashim Thaçin në një lojë të rrezikshme politike për ndarjen e Kosovës, një proces që përfundoi me përballjen e tij me drejtësinë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ndërkohë që sot shfaqet si i prekur dhe i pikëlluar?

EDI RAMA.

Kush shkoi në Prishtinë, takoi Vjosa Osmanin duke e paralajmëruar për “rrezikun” që i kanosej?

A ishte kjo një lëvizje politike që ndikoi në mosrizgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës?

EDI RAMA.

Si mund të vazhdohet të besohet tek ata që kanë ndjekur politika që kanë dëmtuar dhe tradhtuar interesin e Kosovës në mënyrë të përsëritur?

Kush e jep përgjigjen?

Për ilustrim dhe dokumentim ndiqni fotoalbumin, ju lutem!

 

Të Ngjashme