Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes familjarëve, transmeton “Bota sot”.
Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.
Ndërkaq, i dyshuari, pas marrjes së terapisë mjekësore, është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
