Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maloku e Pozhari nuk presin ndonjë rezultat nga takimi eventual i presidentes dhe partive politike

 
   

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se do të t’i kontaktojë partitë politike për të një takim të përbashkët për gjetjen e një krize për tejkalimin e ngërçit në Kuvend, ku 12- herë ka dështuar konstituim i tij.

Por, njohësit e çështjeve politike nuk presin që të ketë ndonjë rezultat nga një takim eventual i partive me presidenten Osmani.

Politologu, Albinot Maloku nuk pret që një takim i paralajmëruar për tu thirr nga presidentja Vjosa Osmani me partitë politike do të ketë ndonjë impakt.
Ai ka thënë se Osmani nuk është që dëgjohet shumë nga partitë politike.

“Për mendim tim konsideroj se nuk do të ketë atë peshën që pritet. Thelbësore këtu është, liderët e subjekteve politike të krijojnë maturinë. Nuk është që dëgjohet shumë nga subjektet politike, nga LVV që nuk ka pas ndonjë lloj afërsie kohëve të fundit me të, por edhe PDK nuk është që e ka konsiderua unifikuese presidenten Osmani në këtë mandat”, ka thënë Maloku në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndonjë rezultat nga ky takim nëse ndodhë nuk pret as analisti Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se një takim i tillë është vetëm një episod i ri.

“Është pak paradoksale, që ata që nuk e kanë votua si presidente dhe nuk i kanë qëndruar në sallë si presidente, tash e ftojnë që të merr një rol për të tentuar në ofrimin e qëndrimeve politike. Episod e re, nuk jam optimist që do të ofrojë zgjidhe, zgjidhja vjen atëherë kur ka vullnet që palët të dialogojnë të takohen, e të mos qojnë kështu selame nëpër televizor”, është shprehur Pozhari.