Lajme

Manaj i kundërpërgjigjet Gërvallës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është kushtetues

Zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, e cila tha se dekreti i presidentes për shpërbërjen e Kuvendit ishte i nxituar.

Përms një postimi në Facebook, Manaj ka shkruar se nuk ekziston dekret “i nxituar” apo “i pa nxituar”, por vetëm dekret kushtetues ose jokushtetues.

Sipas tij, dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë paska thënë: dekreti i Presidentes ishte i nxituar.

Nuk ka dekret të nxituar dhe të pa nxituar zonja Ministre. Dekreti ose është kushtetues, ose jokushtetues.

Në rastin konkret, dekreti i Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, është në pajtim të plotë me Kushtetutën.

Të Ngjashme