Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

 
   

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka takuar presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e  mbrojtjes dhe sigurisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se me Görgün ka biseduar për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar Maqedonci.

Postimi i plotë:

Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.

Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm.