Â
 Â
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Maqedonci shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për praninë e trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do të vazhdojë të thellohet.
Shkrimi:
Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta.
Â
Â
Â
Â
Â

