Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar marrëveshjen me Kosovën për hapje të përbashkëta të pikave kufitare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pikat e përbashkëta kufitare do të jenë “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.
“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, ka shkruar Grubi.
Ndërsa, ambasada e Kosovës në Maqedoninë Veriore ka mirëpritur këtë vendim.
“Një hap më afër arritjes së marrëveshjes bilaterale për krijimin e pikë-kalimeve kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Ky vendim do ta lehtësoj tutje qarkullimin e qytetarëve sidomos në pikëkalimin Hani i Elezit/Bllacë”, thuhet nga ambasada./teve1.info/
Tags: KosovaMaqedonia Veriorevendkalimet e përbashkëta kufitare