Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Marrëveshja SHBA-FSK, ironizon Ramabaja: PDK, LDK, AAK edhe këtë marrëveshje mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese!

 
   

Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), në mes të FSK dhe J6 të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane.

Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit teknik dhe ushtarak mes Kosovës dhe SHBA-së, veçanërisht në aspektin e teknologjisë së komunikimit dhe sigurisë kibernetike.

Kjo pritet të rrisë aftësitë e FSK-së për të bashkëvepruar me forcat aleate në operacione të përbashkëta dhe në menaxhimin e situatave të ndjeshme të sigurisë.

Analisti Sadri Ramabaja, ka ironizuar me opozitën duke thënë se “PDK/LDK/AAK edhe këtë marrëveshje mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese!”.

Postimi i plotë:

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim mes FSK-së dhe J6 të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane

Koment: PDK/LDK/AAK edhe këtë marrëveshje mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese!