Në rrugët e kryeqytetit sot po marshohet nën thirrjet për barazi e mbrojtje të grave.
Me brohoritjet “Marshojmë, s’festojmë – njëra-tjetrën ne e mbrojmë”, një grup i grave të Kosovës po marshojnë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin.
Së bashku, gratë tregojnë se zëri dhe fuqia e tyre nuk mund të injorohen.
Solidariteti i tyre është një shembull i fuqisë që lind kur qëndrojmë njëra pranë tjetrës.
