Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbahet konferenca kundër gjuhës së urrejtjes me bazë gjinore

 
   

Është mbajtur konferenca për gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore si dhe strategjitë kundër saj. Në këtë konferencë u theksua se gjuha e urrejtjes mbi baza gjinore nuk është një problematikë vetëm në Kosovë por ajo përfshin edhe shumë vende të tjera në rajon.

Është mbajtur konferenca për gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore si dhe strategjitë kundër saj e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me disa organizata të tjera. Në këtë konferencë u fol për rëndësinë e adresimit të gjuhës së urrejtjes si dhe mbrojtjes nga ajo, duke qenë sipas tyre në fokus më shumë gratë gazetare si cak i sulmeve.

“Si ta luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe si t’i mbështesim gazetarët, veçanërisht gratë gazetare, të cilat çdo ditë përballen me sfida nga më të ndryshmet në terren? Do të thotë, kjo çështje nuk është sfida e vetme me të cilën ato përballen – gjuha e urrejtjes është vetëm njëra prej tyre,” tha Naile Dema, nënkryetare e AGK-së.

“Jemi dëshmitarë të faktit se shumë gra dhe vajza janë tërhequr nga jeta publike vetëm për shkak se janë diskredituar. Ka pasur shpifje dhe reagime të ndryshme ndaj tyre, vetëm për shkak të fushës dhe veprimtarisë që ato kanë pasur,” tha Zarife Miftari, përfaqësuese e UNFPA-së në Kosovë.

“Përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme po përpiqemi të adresojmë gjuhën e urrejtjes, qoftë edhe atë me bazë gjinore. Kjo temë nuk është vetëm në Kosovë – është shumë e pranishme edhe në nivel rajonal,” theksoi Ardian Latifaj, nga UNDP.

Në këtë konferencë u theksua se gjuha e urrejtjes mbi baza gjinore nuk është një problematikë vetëm në Kosovë por ajo përfshin edhe shumë vende të tjera në rajon.