Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, momenti kur zyrtari serb Igor Popoviq shoqërohet me pranga për në Gjykatë

 
   

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq, është dërguar në “Gjykatën Themelore” në Prishtinë për seancën dëgjimore sa i përket caktimit të masës së sigurisë.

Ai u ndalua 2 ditë më parë sepse foli kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Rahovec.

Kjo u konfirmua për REL nga zëvendës drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se Popoviqi duhet të dalë para një gjykatësi brenda 48 orëve, i cili do të marrë pastaj vendimin për paraburgim ose lirim.

Zyra për Kosovën në qeverinë serbe udhëhiqet nga Petar Petkoviq.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar rastin Igor Popoviqit, i cili u ndalua mbrëmë në pikën kufitare të Bërnjakut nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sveçla deklaroi se Popoviqi do të përballet me drejtësinë.

“Do të përballet me drejtësinë, ka bërë një vepër penale, të qëllimshme dhe të papranueshme për ligjin, rendin dhe kushtetueshmërinë të vendit. Do të përballet me ligjin”.