Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbesin të lënduar tre persona pas përleshjes në Prishtinë

Janë lënduar tre persona në Prishtinë, saktësisht te rruga “Ibrahim Lutfiu” pas një përleshjeje fizike.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se njëri prej tyre është shoqëruar në Polici.

Përleshja ka ndodhur rreth orës 20:00, të martën – ndërkaq motivet nuk dihen.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.

”Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

”Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar ajo.