1
Vetëm dy ditë na ndajnë nga balotazhi i zgjedhjeve të 9 nëntorit.
Numër i konsiderueshëm votuesish pritet të dalin edhe në ditën vendimtare për udhëqësinë e qyteteve për katër vitet e ardhshme.
Moneytizer Paragrafi 2
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash më 9 nëntor 2025.
Sipas tabelës së publikuar nga KQZ, në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të marrin pjesë gjithsej 1,316,672 votues brenda vendit dhe 29,725 votues jashtë Kosovës.
Moneytizer Paragrafi 4
Nga këto të dhëna, Prishtina prin me numrin më të madh të votuesve (222,418), e ndjekur nga Prizreni (188,971) dhe Gjakova (121,821). Ndërsa komunat më të vogla si Mamusha, Junik dhe Kllokoti kanë numër dukshëm më të ulët votuesish.
Në total, për raundin e dytë do të jenë 507 qendra votimi dhe 1,628 vendvotime në të gjitha komunat ku do të zhvillohet gara për kryetar.

