Lajme

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Një zëdhënës i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit i ka thënë agjencisë së lajmeve Mehr se sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur 24 provinca të Iranit, duke vrarë të paktën 201 persona dhe duke plagosur 747 të tjerë.

Zëdhënësi tha se më shumë se 220 ekipe të Gjysmëhënës së Kuqe janë të pranishme në vendet e synuara dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Shpërthime të shumta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa vende të tjera në të gjithë vendin. Një sulm ndaj një shkolle në Iranin jugor ka vrarë më shumë se 80 persona, sipas mediave shtetërore.

Irani është hakmarrë , duke synuar Izraelin dhe asetet amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Bahreinin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Irakun.

Të Ngjashme