Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbledhja e Qeverisë: Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

 
 

Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

 


 

 

Kryeministri Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka kërkuar hetim të thellë për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Fllimisht, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenjullahu për humbjen e më të dashurit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka është bërë publike, edhe falë incizimeve të dëshmitarëve.

Por për të kuptuar plotësisht gjithçka që ka ndodhur, nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës — Policisë, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë. Pesë zyrtarë tashmë janë suspenduar. Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia.

Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare. Tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë nuk është e dobishme. Thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen”, tha Kurti.

 

Qeveria në detyrë mban mbledhje

 


 

 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thirrur mbledhje për sot në orën 10:00.

Agjenda e mbledhjes nuk është bërë e ditur dhe se kjo mbledhje po mbahet para seancës së 44 konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Detaje tjera nuk u dhanë.

Mbledhja është thirrur në kohën kur në vend kemi të bëjmë me një ngërç politik.