Lajme

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes teksa është realizuar edhe fotoja familjare. Trump shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Faza e parë e planit të Trump për Gazën përfshinte një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, i cili është respektuar pjesërisht, një rritje të ndihmës humanitare pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme izraelite, si dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe mijëra palestinezëve në burgjet izraelite.

I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.

Image
Presidenti amerikan Donald Trump shtrëngon duart me Ramën

Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Nuk dihet nëse vendi ynë ka kontribuar me ndonjë shumë dhe as shifra lidhur me vendet e tjera, pasi do të jetë vetë Trump që do t’i shpallë, sipas postimit të tij në Truth Social. Deri më tani, dihet që në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare.

Të Ngjashme