Lajme

Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, temë edhe draft-plani i punës

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 09:30.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë disa pika të rëndësishme të rendit të ditës. Fillimisht do të bëhet miratimi i rendit të ditës, pasuar nga miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 3 prill 2026, njofton zyra për informim e Kuvnvit.

Një ndër pikat e kësaj mbledhjeje është edhe shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026, i cili pritet të përcaktojë prioritetet dhe aktivitetet e komisionit për muajt në vijim.

Mbledhja pritet të fokusohet në organizimin e punës së komisionit dhe planifikimin e aktiviteteve për periudhën e ardhshme.

Ndryshe, sot mblidhet edhe Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së.

Të Ngjashme