Lajme

Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën e fundit, vazhdon ajo e Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Trupi gjykues është në pauzë të drekës dhe do të rifillojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin, raporton Klankosova.tv

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet që lidhen me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar si të pabazuara.

Ai po ashtu deklaroi se Selimi është i pafajshëm dhe kërkoi që ai të shpallet i tillë.

 

Të Ngjashme