“Shpallni pafajësinë për të gjitha aktakuzat”, tha avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq në fund të fjalës së tij.
Paraprakisht, ai pretendoi se ZPS nuk ka paraqitur prova që tregojnë kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.
“Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në atakuzë. ZPS për këtë nuk ka treguar asnjë provë”, tha ai.
Pas mbrojtjes së Thaçit, fjalën e ka marrë avokati i Veselit.
