Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbyllet pika kufitare në Glloboqicë me Maqedoninë e Veriut për shkak të zjarreve

 
   

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht pika kufitare në Glloboqicë mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë informuar palën kosovare rreth orës 15:40 se, për shkak të një zjarri të madh që është afruar pranë rrugës së fshatit Jazhincë dhe rrezikut të shtuar për sigurinë, është marrë vendimi për mbylljen e kësaj pike kufitare.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:40, nga pala maqedonase jemi informuar se për shkak të zjarrit të madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, dhe rrezikut të krijuar nga përhapja e tij, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është mbyllur përkohësisht pika kufitare RKS–RMV në Glloboqicë”, thuhet në njoftimin e QKMK-së. 

Situata po vëzhgohet.