Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbyllet sot pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të qëndrojë sot e mbyllur për shkak të motit.

Ndërkaq, nga komuna njoftuan se do të bëjnë pastrim gjeneral të hapësirave të pishinës.

“Pishina e Gërmisë sot do të qëndrojë e mbyllur për shkak të motit dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë”, thuhet në njoftim.