Politik

Me Abdixhikun apo me Hotin? Flet Arben Gashi

 
   

Javën që lam pas, Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që të të therret kuvendin e kësaj partie për këtë të shtune, më 31 janar.

Në këtë mbledhje kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen. Kjo u bë e ditur nga Besian Mustafa në një konferencë për media pas mbledhjes së 19 janarit.

Ndërsa ditën e djeshme ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se në kuvendin e datës 31 janar do të paraqes kandidaturën e tij për kreun e kësaj partie.

Lidhur me këtë është kontaktuar antarin e kryesisë të kësaj partie, Arben Gashi.

Gashi për io thotë se çdo kandidaturë është e mirëseardhur.

‘’Çdo kandidatur është e mirëseardhur, pika e parë e rendit të ditës është votëbesimi apo dorëheqja e kryetarit aktual pastaj kalojmë në çështje tjera’’, thotë Gashi për Indeksonline.

I pyetur nësë do të miratojë dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit, Gashi ka një përgjigje.

‘’Do të diskutojmë aty po unë do ta miratoj dorëheqjen e tij, jam pro një ndryshimi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës’’, thotë Gashi.

Ndërsa para pak minutave u bë e ditur se Kuvendi i LDK-së do të mbahet në ora 12:00.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari actual, Lumir Abdixhiku i cili përmes një postimi në rrjetin social tha se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme