
Në një rrëfim të rëndë dhe rrëqethës një i mbijetuar i luftës në Kosovë ka treguar për herë të parë publikisht përvojën e tij rrëqethëse të dhunimit seksual.
Ai ka thënë në Debat Plus se ishte dhunuar dy herë seksualisht nga forcat serbe.
Dhunimi i dytë i tij ishte kryer nga një polic serb në bodrumin e stacionit të policisë në **********në vitin 1999.
Pas arrestimit së bashku me 480 burra të tjerë, ai u mbajt fillimisht në një magazinë bujqësore afër stacionit policor, ku forcat serbe ju thoshin se 30 prej të ndaluarve ishin pjesëtarë të UÇK-së. Askush nuk pranoi, dhe pas një pauze të shkurtër, ai dhe disa të tjerë u nxorën dhe u dërguan në një dhomë tjetër.
“Po, terr ka qenë, se ora s’kemi pas, terr ka qenë, a din, e di, edhe na kanë nis për **********, kur na kanë qu në ******** na kanë fut përfundi stacionit të policisë në disa magazina të bujkut kanë qenë. Aty edhe thanë në mesin e juaj janë 30 veta UÇK…. Po, edhe tha dilni tha ma mirë sa s’ju kemi hy ren me ju rrah, kërkush nuk dilke, folshin me altoparlanta dilni, s’dilte kërkush edhe na lanë njëfarë pauze aty, bajshim llaf edhe s’kam ditë asgjë, kanë hy dy policë të maskum, një ka qenë pa maskë, i treti ka qenë pa maskë, e njoh mirë rom *****************,******** e njoh mirë….. Po, Beqir, mbiemrin nuk ja di…. Po me uniformë…. Jo të milicisë së atëhershme, edhe ai me ka thanë hajde qu, jena dal edhe na kanë qu në stacion policor”, ka rrëfyer ai.
“Jemi kanë shtatë, s’jam i sigurt edhe na kanë fut një dhomë edhe thanë, tash i kemi vra qentë në qytet edhe keni me i ngarku, tha, në kamion ju, tha, qentë. Jemi dalë, i kemi ngarku qentë, ka dy vet e kapshim qenin e gjuanim në kamion edhe i kemi qu ********* i kemi derdh. Kur i kemi qu në ******* kah jemi kthy rrugës kanë fol serbisht, unë nuk e disha gjuhën, edhe tha, apet me i qu në stacion policor. Na kanë qu në stacion policor, më kanë qu mua në bodrum e më kanë dhunu edhe në podrum…. Për herën e dytë… Nuk e kam pa, kur, edhe aty me ka ra të fikt dhe s’kam ditë asgjë hiq, edhe me kanë qit ujë me kofa”, ka rrëfyer ai.
Tutje ai ka rrëfyer se ai kishte parë veç një person pasi që i kishte ardhur vetëdija.
“Po veç një, edhe me kanë qit në koridor, kur me ka dal çpia (më ka ardhë vetëdija) ka ardhë Branko Juridiq… Po Branko Juridiq edhe më tha, se ai ka lu futboll para luftës për klub të ********, edhe me veti i kahit je, i kallxova unë, tha, se kam ditë se s’të kisha la, tha, me të ba në këtë ditë, mi ka dha dy kutia duhan edhe na kanë qu prapë ku kemi qenë, po unë s’disha as ku jam, veç u dridhsha edhe gjaku me shkonte, gjak, krejt e mbusha koridorin aty, tmerr kanë ba mbi ne”, ka thënë ai.
I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës ka treguar se nuk ishte në gjendje të komunikonte as me të tjerët, pasi shumica e të arrestuarve ishin nga rajone të tjera dhe nuk njiheshin. Në mëngjesin e ditës së nesërme, pas një ndalimi të gjatë, të mbijetuarit u liruan dhe u përcollën me tanke deri në fshatrat e tyre, të thyer fizikisht dhe shpirtërisht.
Ky rrëfim është një nga dëshmitë më të rënda të dhunës seksuale të kryer ndaj burrave shqiptarë gjatë luftës në Kosovë – një temë ende tabu dhe e pazbuluar plotësisht në diskursin publik.