Dervish Hasan Carkanji ka rrëfyer në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, historinë e tij, se si vendosi t’i përkushtohet bektashzmit.
Ai tha se në moshën 15-vjeçare iu shfaq në ëndërr Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Ndërsa shpjegoi më pas të gjitha etapat që duhen kalaur për tu bërë Dervish.
Pjesë nga biseda:
Dervish Hasan Carkanji: Më doli në ëndërr Baba Mondi dhe më tha që ti do bëhesh Dervishi im. Pastaj fillova të shoh sa më shumë intervista dhe të dashurohem me Zotin. Pastaj në moshën 19-vjeçare u lidha me kryegjyshatën Botërore. Pastaj fillon prova, ku unë qendrova katër vite.
Borakaj: Ke detyra aty?
Dervish Hasan Carkanji: Po kemi detyra. Unë i shërbej kryegjyshit, mbi të gjitha çfarë kërkon teqeja.
Borakaj: Cilat janë hapat?
Dervish Hasan Carkanji: Si fillimi dashurues i rrugës. Mbasi i ëkkron një udhëheqës shpirtëror, ai e merr në provë, e shikon disa vite, e bën Myip, anëtar të brendshëm njëherë, pastaj shikon si ecën, e vë në shumë prova.
Borakaj: Ka nga ata që si kalojnë provat?
Dervish Hasan Carkanji: Po ka dhe nga ata që nuk i kalojnë këtë prova.
Borakaj: Cila është mosha më e re që bëhesh Dervish?
Dervish Hasan Carkanji: Nga 18-vjeç e sipër.
Borakaj: Mund të jetë thirrja në moshë më të madhe?
Dervish Hasan Carkanji: Po patjetër.

