Aktuale

“Më jep 20 mijë euro”- Arrestohet gazetari Elio Laze, akuzohet për gjobëvënie! I sekuestrohen 5 mijë euro cash

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gazetarin Elio Laze. Mësohet se Laze është arrestuar, pasi akuzohet për gjobëvënie.

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit gazetari Laze i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Përmes artikujve të ndryshme në portalin e tij Priza.al Elio Laze e kanoste zyrtarin duke i vënë ‘gjoba’.

Zyrtari Klaus Shaqiri ka bashkëpunuar me autoritetet dhe në momentin e arrestimit, Elio Lazes i është sekuestruar një shumë prej 5 mijë eurosh.

Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Të Ngjashme