Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë minierës së Trepçës. Djali i tij është në mesin e minatorëve që ende kanë mbetur të ngujuar në thellësi.
Babai ka treguar se djali i tij ka gjashtë vjet që punon në Trepçë. Sot, ai po përjeton momente të rënda, duke pritur çdo informacion që mund t’i japë shpresë se djali i tij është mirë dhe se së shpejti do të dalë nga miniera.
Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në thellësi.
Në total, 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pasi është djegur trafoja kryesore e këtij horizonti.
