![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/me-vrit-fjalet-e-fundit-te-52-vjecarit-qe-u-ekzekutua-per-delet-ne-greqi-baba-i-kater-femijeve_6492e53544a2d.png?resize=926%2C484&ssl=1)
Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e një 52-vjeçari në Ilia të Greqisë, i cili u ekzekutua dje me armë gjahu nga fqinji i tij, për shkak të një konflikti për delet dhe tokat që dy bashkëfshatarët kishin me njëri-tjetrin.
Siç raportojnë mediet lokale shkak i vrasjes duket se kanë qenë delet e viktimës, që po kullosnin në arën e autorit. Sipas banorëve të zonës autori 83 vjeç është acaruar tej mase kur ka parë delet e viktimës, baba i katër fëmijëve në arën e tij.
Për rrjedhojë ai mori armën e gjahut dhe qëlloi të ndjerin dy herë.
Patrisnews.gr zbulon fjalët e fundit të viktimës
“Këtu ku përfunduam, më ke bërë shumë gjëra…. Tani çfarë të them, më vrit”, këto duket se kanë qenë fjalët e fundit të viktimës kur ka parë të moshuarin me armë në dorë.
Vëllai i viktimës thotë për mediet se 52-vjeçari ka pasur konflikte të herë pas hershme me autorin për tokat./albeu.com/