Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë “Cambrian Patrol” në Britaninë e Madhe.
Ajo u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar.
“Me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë“, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

