Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani, ka bërë të ditur se mediat gjermanishtfolëse po raportojnë për dyshime të reja që e lidhin presidentin serb Aleksandar Vuçiq me gjueti snajperësh ndaj civilëve në Sarajevë gjatë viteve ’90.
Cani përmend edhe deklaratat e Vojislav Sheshelit në Hagë, i cili ka thënë se Vuçiq ka qenë aktiv në atë lokacion. Ai rikujton gjithashtu deklaratat radikale të Vuçiqit në parlamentin serb dhe rolin e tij si ministër i Informimit në vitin 1999, kur në Batajnicë u gjetën mbi 900 trupa të shqiptarëve të vrarë dhe varreza të tjera masive. Sipas Canit, Vuçiq ka heshtur për këto krime, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij të atëhershëm.
Postimi i plotë:
Mediat gjermanishtfolëse raportojnë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dyshohet se ka lidhje me gjueti snajperësh për njerëz në Sarajevë në vitet 1990. Ai mohoi çdo përfshirje, por gjithnjë e më shumë media po shkruajnë për këtë çështje.
Vuçiqi në vitin 1994 në një intervistë në revistën Duga ka pranuar se ishte vullnetar më BH, tek Varrezat Hebrenje, në Sarajevë, prej nga dyshohet se është zhvilluar gjueti ndaj civilëve. Më së shumti para janë paguar, sipas disa burimeve, për vrasjen e fëmijëve.
Edhe Shesheli e ka thënë në Hagë gjatë procesit kundër tij se Vuçiqi ka qenë vullnetar në Sarajevë tek këto varreza.
Vetë Vuçiqi në Parlamentin serb kërcënonte se duhet vrarë 100 myslimamë për një serb. Vuçiqi dhe radikalët propagadonin me të madhe krijimin e “Serbisësë madhe”.
E ju kujtoj se Vuçiqi ka qenë ministër i informacioneve edhe në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës, kur ndër tjerash në Batajnicë pra në Beograd, janë sjellur dhe futur në dhe mbi 900 trupa të shqiptarëve të vrarë. Janë gjetur edhe varreza tjera masive, maune me civilë…
Për këtë ngjarje nuk ka pasur informacione asokohe… me një fjalë, ai vetë ka heshtur për këto krime. Pse? Nuk e ka ditur apo?

