Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte në forumin e sigurisë së Kongresin Amerikan ku mori mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kongresmeni Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme u shpreh se stabiliteti i Ballkanit është misioni i tij dhe një element kyç për ta mundësuar këtë është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
“Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe — dhe e kam marrë si mision personal — është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan — Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti — dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”, u shpreh ai.
Mediu nga ana e tij e falenderoi kongresmenin amerikan për mbështetjen ndërsa shprehu bindjen se Kosova brenda NATO-s do të sjellë më shumë stabilitet në rajon.
Postim i plotë:
Forumi i Sigurisë/Kongresi Amerikan:
Kosova të anëtarësohet në NATO
MEDIU:
Kongresmen Self.
Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për angazhimin tuaj ndaj Europës dhe veçanërisht ndaj Ballkanit. Ju keni qenë një zë shumë i fuqishëm për shumë çështje dhe veçanërisht për ndihmën që u keni dhënë vendeve tona për t’u bashkuar në partneritet dhe për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në pjesën tonë të botës.
Ju faleminderit shumë. Fjala është për ju.
KONGRESMEN SELF:
Ju faleminderit shumë, zoti ministër. Unë kryesoj Nënkomisionin për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Dua të theksoj, para së gjithash, se ky angazhim prej 5% është jetik, sepse do të na bëjë partnerë më të barabartë në NATO, në Europë dhe sigurisht në Ballkan.
Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj si një nga pjesët kyesore, dhe e kam marrë si mision personal është anëtarësimi i Kosovës në NATO, i cili do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan. Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon.
Me kaq, zoti ministër, iua lë fjalën përsëri juve. Faleminderit.
MEDIU:
Ju faleminderit shumë, kongresmen Self. Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATOs të bien dakord, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s.
Por, ndërkohë që jeni këtu, nuk mund të rri pa falënderuar miqtë e mi nga Dallas, Teksas, komunitetin shqiptar atje të cilët kanë punuar gjithmonë ngushtë me të gjithë ju dhe kanë qenë një mbështetje e madhe për kombin tonë.