Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, uroi drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë në 17-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO. Ai njëherësh rikujtoi që ka shërbyer me forcat shqiptare në misione ndërkombëtare.
“Urime Shqipëri 17 vite në NATO 🇦🇱.
Sot është një ditë krenarie për Shqipërinë dhe për gjithë kombin shqiptar. 17 vite në NATO janë dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë krah për krah me aleatët.
Është nder dhe krenari për mua të jem shqiptar, të kem shërbyer me forcat shqiptare në misione ndërkombëtare, të jem vlerësuar nga institucionet shqiptare dhe të kem kontribuar në rrugëtimin drejt NATOs. Tani është koha që të gjithë së bashku të mbështesim Shqipërinë në hapin tjetër, integrimin në BE.
Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, qeverisë, ish qeverive dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për këtë arritje historike.
Shqipëria gjithmonë krah për krah me aleatët”, shkroi Mehaj.
