Publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut Brenda një ose dy jave do të ndalohet të përdoret në gjykata dhe institucione tjera.
Ai duke u thirrur në informacione që posedon ka thënë se ky vendim do të vije nga Gjykata Kushtetuese
“Brenda një javë në Maqedoni, Gjykata Kushtetuese do ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe në gjykata dhe disa institucione. Shpjegimi është ky, se ju shqiptarët jeni defkatorizuar. Sipas informative të mia, brenda një jave ose dy do ta sjellë vendimin dhe do të thirret në Komisionin e Venecias. Gjuha shqipe do të bëhet gjuhë e përkthyer”, ka thënë Mehmeti në “Këndin e Kimit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se kjo është bërë për shkak të politikanëve shqiptarë në këtë shtet.
“Kjo u bë, sepse pala tjetër e lexoi se shqiptari është patriot deri sa të bëhet ministër”, tha ai.
Mehmeti ka thënë se i jep mbështetje protestës së paralajmëruar të studentëve, duke thënë se ata së pari duhet të demolojnë selitë partiake të BDI-së dhe VLEN-it.
Por, ai thotë se ka qarqe nga partia më e madhe në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje që kjo protestë të minimizohet për ta mbrojtur VLEN-in.
“Kam informata që ka qarqe të Vetëvendosjes që duan ta minimizojnë, ka qarqe nga Tirana që duan ta maksimalizojnë. Vetëvendosje nuk e kupton se vetëm krahu i saj nuk mund të copëtohet, sepse përbehet nga vetëm një njeri”, ka thënë ai.
