Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mehmeti: S’kemi asgjë më të vlefshme se çlirimtarët në Hagë

 
   

Publicisti i njohur, Kim Mehmeti ka kritikuar përpjekjet për të barazuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me kriminelët e luftës nga Serbia.

Mehmeti ka thënë se shqiptarët nuk kanë asgjë më të shenjtë sesa çlirimtarët të cilët ndodhen në Hagë.

“Gjithë drejtuesit e UÇK-së janë me fat. A e dini pse bëhet kjo? E bëjnë për qarqe perëndimore ku ka ndikim Serbia që duan të na barazojnë në krime. Ne s’kemi asgjë më të vlefshme se ata çlirimtarë në Hagë. Ajo është diçka e shenjtë për shqiptarinë por ata duan ta njollosin edhe duan në njëfarë mënyre të të barazojnë me kriminelët që erdhën këtu dhe vranë nëna e fëmijë shqiptarë.

E cilin fëmijë serb e vranë shqiptarët? Cilin vendbanim serb e bombarduan shqiptarët? Cilin fshat serb e dogjën shqiptarët në Serbi? Cili dëm iu bë Serbisë nga shqiptarët? Kur ka qenë populli serb i sulmuar nga shqiptarët? Asnjëherë”, ka thënë Mehmeti.