Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mërgimtarët po vijnë në Kosovë- Kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare!

Gjatë këtij muaj, bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë.

Megjithatë, deri me tani nuk janë krijuar kolona të shumta në pikë-kalimet kufitare të vendit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara sot në orën 09:00, pritjet në të gjitha vendkalimet me Kosovën nuk janë më shumë se deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë brenda Kosovës janë 3-5 minuta, po ashtu edhe për të dalë jashtë vendit nga kjo pikë, pritjet janë 3-5 minuta.

Gjendje e njëjtë është edhe tek pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë.