Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Merz: Trump tha se takimi Putin-Zelensky do të zhvillohet brenda dy javësh

Kancelari gjerman tha se pasi Trump foli me Putinin sot, ai tha se presidenti rus ra dakord për një takim me Zelenskyn brenda dy javësh.

Ai tha se vendi ishte ende i papërcaktuar, por se takimi midis udhëheqësve në luftë do të pasohej nga një takim trepalësh ku do të përfshihej Trump, citon Al Jazeera.


Reklamë

Ai poashtu i ka mirëpritur komentet e Trumpit në lidhje me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të koordinuar garancitë e sigurisë që i ofrohen Ukrainës nga vendet evropiane.

Merz u bëri thirrje të gjitha vendeve evropiane të marrin pjesë në këto garanci sigurie, duke shtuar se ndihet sikur “këto janë ditë vendimtare për Ukrainën”.

Ai për takimin e sotëm tha se pritjet jo vetëm që u përmbushën, por u tejkaluan.