Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mes heroit dhe viktimës: Shahu ngre zërin kundër Thaçit dhe gjykimit në Hagë – përmend edhe Rubin James!

 
   

Publicisti dhe gazetari i njohur Rexhep Shahu ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi gjyqësor në Hagë kundër Hashim Thaçit, duke e cilësuar si një farsë dhe komedi banale.

Shahu, i cili njihet për kontributin e tij mediatik gjatë luftës së Kosovës, shpreh zhgënjimin ndaj tentativave për ta paraqitur Thaçin si viktimë të pafajshme në gjykatë, ndërsa në sytë e publikut shqiptar si hero kombëtar.

Ai risjell në kujtesë rolin e tij si gazetar që promovoi çdo ditë luftën çlirimtare përmes Radio Kukësit dhe Radio Tiranës, dhe kërkon që e vërteta historike e UÇK-së të mos deformohet për interesa personale, përcjell “Bota sot”.

Sipas Shahu, Thaçi duhet të përballet me realitetin me dinjitet dhe të mos lejojë që trashëgimia e UÇK-së të përdoret si mburojë për mbrojtje personale.

Shkrimi i plotë

 Image
 Publicisti dhe gazetari i njohur Rexhep Shahu 
 

Po te ishte paguar edhe pak më shumë Rubini në Hagë do të na bindte se Thaçi në vitet 1998-1999 ka qenë në spital në maternitet dhe ka lindë në dy vite binjakë.

Komedi banale.

Mijëra njerëz që shkuan në Hagë në protestë para pak ditësh me flamuj e banderola nuk shkuan për viktimën Thaç po për heroin Thaç që Rubini na e paraqiti karikaturë të mjerë.

Thaçi nuk po di çfarë do të jete hero apo viktimë e mjerë. Apo para gjykatës don të jetë viktimë e pafajshme e para shqiptarëve e botës do të jetë hero.

Pse flas, në fund të fundit çfarë më duhet, asgjë nuk më ka bërë Thaçi.

Nga vjeshta e 1997 e deri në fund kur Nato dëboi serbët, çdo ditë pa pushim në Radio Kukësi kam recituar me pasion të epërm fjalën UÇK. Gjatë 1998 deri në 1 shkurt 1999 kam recituar çdo ditë në Radio Tirana UÇK. Si asnjë gazetar tjetër shqipfolës me pasion e përkushtim të rrallë. Kam patur fat si askush, të rrallë.

Në 2005 në arkivin personal më kishin shpëtuar pa u fshirë e prishë 300 orë regjistrime audio në kaseta profesionale audio, mbi njëmijë zëra fëmijë, gra, pleq, plaka, ushtarë të UÇK, të plagosur, të paplagosur, të gjallë, të vdekur. Nuk kishim atëherë kaseta boll por bënim mbiregjistrime se do kisha sot së paku 5 mijë orë regjistrime e mijëra orë do të kishin shokët e mi gazetarë.

Kur doli akuza e shpifur e senatotit Dik Marti, jam thirrë në një televizion të Tiranës në drekë dhe kam deklaruar sa i përket akuzave ndaj Thaçit e UÇK për transplant organesh, jam gati që duart e mia t’i vendos në një palë pranga me duart e Hashim Thaçit. Asnjë shok a mik i Thaçit asnjë spiun i madh a i vogël asnjë brejtës, asnjë mut i madh a i vogël që i vjen turp për babën e tij dhe i thërret babë një kojshie që ka pasë një emër, nuk ka shkruar e folë si unë me kaq teprim edhe pse nuk isha fans i Thaçit, por isha dhe jam i Rugovës edhe pse Thaçi me gjyle topi gjuante kundër Rugëvës nga ekrani i TVSh satelitor duke e shpallë Rugovën tradhëtar. Thaçi sillej si vartës i Fatos Klosit, gradonte në Tiranë si çlirimtarë të Kosovës ekponentë të partisë komuniste.

Në qershor 1998, Vexhi Halili nga Kukësi shok i Kadri Veselit dhe i imi, më ka dhënë tekstin e betimit të UÇK dhe atë tekst unë me zërin tim e kam lexuar me kumbim në Radio Kukësi e në Radio Tirana. Teksti i betimit të UÇK perfytyroni lajm i parë raport telefonik nga Kukësi në edicionin qendror te lajmeve të Radio Toranës. Kjo falë Iljaz Spahiut e Zamira Kolecit. Për herë të parë unë ia kam bërë të njohur publikut kaq masiv tekstin e betimit të UÇK. Nuk e kam lexuar në shtëpi as në kafe as në qendër stërvitje as me ndonjë shok a shoqe as në ndonjë gazete me 10 a 20 mijë tirazh por në Radio Tirana dhe ne Radio Tirana për badhkëatdhetare në miliona kopje. Radio Kukësi qe bërë Radio Kosova prej drejtorit te saj Izet Durakut dhe gazetareve te saj si unë, Jonuz Hallaqi, Sulejman Dida, Blerina Halili, Mirjana Përzhita, dhe tre gazetareve te rinj te Kosovës Besnik Kada, Bekim Hasani, Ylli Daci e regjisorit të ekipit Esat Brajshori që janë lajmsit e parë për shikuesit në botë se çfarë ndodhte në kufirin Shqipëri – Kosovë që të tjerët i thonin kufiri Shqipëri -Serbi.

Radio Tirana ishte gjiganti i vetëm i informimit për të gjithë shqipfolësit e botës, mos harroni patriota, nuk kishte televizione atëherë, veç dy orët e programit satelitor të TVSH, nuk kishte celulare, nuk kishte Fb a Instagram a portale.

Kudo e kurdo tregohej kujdes që Thaçi të dilte lideri me urdhërin e të cilit do të vinte liria e Kosovës, kudo me deklarata, me komunikata me peshpeshe…

Pas hyrjes së Natos në luftë për lirinë e Kosovës kudo shihej e lexohej një luftë e egër me ia marrë pushtetin Rugovës, sikur po krijohej një UÇK tjetër e re për luftë pushteti. Filloi shëmtimi i UÇK që vazdoi pas lufte me çertifikata vetenanësh për vota.

Prej asaj lavdie të UÇK që është mrekullia më e madhe që u ka ndodhë shqiptarëve, krijimi i ushtrisë më të madhe vullnetare në botë, Thaçi shaloi pushtet pas luftës, u në kryeminister e president në Kosovë.

Pothuaj të gjitha sa thashë janë thënë në librin tim Lufta ime për Kosovën.

Tani kur po numërohën kokrrat e pasulit, Thaçi kërkon ta bindë gjykatën se nuk ka patur lidhje me luftën e UÇK se ka qenë ate kohë me shoqatë humanitare për nëna e fëmijë dhe UÇK ka qenë OJQ.

Ndoshta jam krejt gabim, përsonalisht Thaçi nuk më ka bërë asgjë, por doja një Thaç krenar përballë vetes se tij.  S’do më vinte keq edhe sikur të burgosej aq vite sa ka qenë kryeministër e president veç të mos lëndohej e cënohej UÇK krijesa më e epërme që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. UÇK nuk e ka çlirue Kosovën e ka çlirue Amerika me Bill Klintoni  e Naton, por UÇK e drejtoi kurrizin e shqiptarëve, u tregoi shqiptarëve se edhe serbët i vret plumbi.

Ndoshta edhe Thaçi me shokë duhet të bëjnë ndonjë sakrificë.