1
Nga zemra e Fushë Kosovës në majat e sportit kombëtar, Enver Krasniqi është emri që sot përfaqëson jo vetëm një qytet, por gjithë krenarinë e boksit kosovar.
Moneytizer Paragrafi 2
Me një karrierë të gjatë dhe përvojë të pasur në sportin e boksit, Krasniqi është aktualisht kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, një pozitë të cilën e ushtron me përkushtim të plotë dhe vizion të qartë për të ardhmen e këtij sporti në vend. Nën udhëheqjen e tij, boksi kosovar po përjeton një rilindje të vërtetë, duke sjellë energji të re dhe shpresë për sportistët e rinj dhe përfaqësuesit tanë në ringjet ndërkombëtare.
Krasniqi, i cili megjithëse nuk flet shpesh për veten, për të flasin veprat e tij: investime në të rinj, përkrahje për klubet sportive dhe organizim profesional të garave brenda dhe jashtë vendit.
Në një kohë kur sporti vendor ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar, figura e Enver Krasniqit po shndërrohet në një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat.
Fushë Kosova ka arsye të fortë për t’u ndier krenare. Krasniqi po bën histori dhe po e shkruan një kapitull të ri në sportin tonë kombëtar.
Sot, Enveri feston ditëlindjen e tij, duke marrë urime nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë, per të cilët sonte ka organizuar dhe një mbrëmje festive me muzikě , të cilěn mbrëmbje po e madhështon e po e ndezë këngetari i njohur Beni Baksi . Ně kětě mbramje ështě e pranishme edhe Heroina e boksit kampionja e njohur e fituesha
Moneytizer Paragrafi 4

