Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim të Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, institucionet dhe shoqëria duhet të qëndrojnë krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.
Osmani ka theksuar rëndësinë e rritjes së mirëkuptimit, mbështetjes dhe dashurisë për këtë kategori, duke nënvizuar se çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të përkrahet.
Ajo ka bërë thirrje për përfshirje më të madhe dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj fëmijëve me autizëm, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të përbashkët shoqërore.
“Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë.
Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet”, shkruan Osmani.
