Lajme

Mesazhi i Begaj për 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri dhe diasporë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë mësuesit shqiptarë festën e 7 Marsit.

I pari i Shqipërisë ka theksuar se nga Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887, e deri sot, sipas tij mësuesit kanë qenë udhërrëfyesit e dijes dhe formuesit e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Me përkushtim dhe durim ata kanë edukuar breza të tërë, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë. Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri, për ata në diasporë që mbajnë gjallë shqipen te brezat e rinj, si dhe për mësuesit që në kohë të vështira kanë mbrojtur arsimin dhe gjuhën tonë!Nderim përjetë për mësuesit shqiptarë!”, ka shkruar Begaj në Facebook./teve1.info/

Të Ngjashme