Në Katedralen “Shën Nëna Tereze” është mbajtur mesha solemne me rastin e festës së Pashkëve.
Në fjalën e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji, përcolli mesazhin e dashurisë, paqes dhe ripërtëritjes shpirtërore.
Gjergji iu bëri thirrje besimtarëve dhe udhëheqësve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në vend.
“Ftojmë autoritetet politike që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën që jetojmë dhe më të përgjegjshëm për detyrat e tyre, që të mund të ndërtohet e ardhmja në dialog dhe respekt për të kaluarën. Lutemi që paqja të mbizotërojë në botë dhe të ndalohet sa më shpejt krisma e armëve”, theksoi Dodë Gjergji.
Kjo festë është më e rëndësishmja për besimtarët e krishterë.
Pashkët, simbolizojnë ringjalljen e Krishtit dhe përçon mesazhe shprese dhe po ashtu një jetë të re.
