Burim Meta, ish-anëtar i partisë GUXO, ka theksuar mbështetjen e tij të plotë për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vlerësuar punën e saj të shkëlqyer dhe si një figurë që ofron stabilitet dhe unifikim për shtetin.
Meta ka deklaruar se Kosova ndodhet në një moment kyç ku uniteti dhe stabiliteti duhet të jenë përparësia, duke theksuar se Osmani ka treguar përkushtim dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Ai ka shtuar se Vjosa Osmani është simbol i Kosovës moderne dhe demokratike dhe e meriton mandatin e dytë, për të vazhduar punën për stabilitetin dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit në botë.
“Vjosa, zë i fuqishëm në botë nga fjalimet në OKB e deri te vizita e fundit në SHBA (në Bordin e Paqes), ajo ka treguar se është një diplomate e shkëlqyer. Ajo po e prezanton Kosovën me integritet, maturi, dinjitetshëm dhe shkëlqyeshëm, ndaj na bën të gjithëve krenarë. Vjosa ofroj stabilitet institucional. Kosova në një situatë me tensione e sfida ka nevojë për një figurë unifikuese që e njeh dhe e zbaton ligjin dhe kushtetutën”, ka shkruar ai.
