Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Këshilla

Metoda japoneze: Si të kurseni 35% të pagës suaj çdo muaj

Metoda japoneze 100-vjeçare që mund t’ju ndihmojë të kurseni deri në 35% të pagës çdo muaj

Kur muaji përfundon, shpesh ndodh që edhe paga të ketë “mbaruar” shumë më herët se sa prisnim. Shpenzimet e padukshme dhe blerjet impulsive janë arsyet kryesore që paratë na zhduken pa kuptuar. Por një metodë e lashtë japoneze mund të bëjë ndryshimin.

Kakeibo – një teknikë financiare mbi 100 vjeçare, është kthyer në një nga mënyrat më të thjeshta, por më efektive për të kontrolluar financat personale dhe për të kursyer deri në 35% të të ardhurave mujore, sipas CNBC.

Si funksionon?
Në fund të çdo muaji, thjesht merrni pak kohë për të shkruar me dorë të gjitha shpenzimet tuaja. Kjo praktikë ndihmon në rritjen e vetëdijes për mënyrën se si shpenzoni dhe ju shtyn të analizoni ku kanë shkuar paratë — dhe më e rëndësishmja, cilat prej tyre ishin të panevojshme.

Pse me dorë?
Hulumtimet kanë treguar se të shkruarit me dorë ndihmon në përqendrim dhe vetë-reflektim më të thellë. Kjo ndihmon për të identifikuar zakonet e dëmshme financiare dhe për t’i përmirësuar ato.

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara çdo blerjeje sipas Kakeibo:

  • A mund të jetoj pa këtë artikull?
  • A do ta përdor vërtet?
  • A kam vend për të?
  • Si e pashë? Ishte blerje nga mërzia?
  • Si ndihem sot emocionalisht? (Ndikon në vendimin?)
  • Si do të më bëjë të ndihem kjo blerje, dhe për sa kohë?

Kakeibo gjithashtu ndihmon në ndarjen e shpenzimeve në 4 kategori kryesore:

Shpenzime jetese (qira, ushqim, transport)

Shpenzime opsionale (restorante, argëtim)

Shpenzime kulturore/qytetërimi (librat, edukimi)

Shpenzime shtesë (blerje të papritura, dhurata)

Për ata që preferojnë një qasje më digjitale, ekzistojnë edhe formate në Excel të Kakeibo, që mund të përdoren për të organizuar më mirë buxhetin personal.

/vizionplus.tv