Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mialim Nela: Tre burrat shtetarë që bashkuan shqiptarët

 
   

Publicisti Mialim Nela vlerëson se vetëm tre burra shtetare shqiptarë kanë arritur, në periudha të ndryshme historike, të bashkojnë kombin në interes të shtetit.

Sipas tij, Gjergj Kastrioti–Skënderbeu (1443–1468) mbajti gjallë ndjenjën kombëtare dhe i rezistoi Perandorisë Osmane; Ahmet Zogu (1920–1938) ndërtoi shtetin modern shqiptar dhe riktheu dinjitetin ndërkombëtar; ndërsa Ibrahim Rugova (1989–2006) realizoi pavarësinë e Kosovës përmes politikës paqësore, duke siguruar mbështetjen e NATO-s.

Nela thekson se askush tjetër nuk ka pasur sukses të ngjashëm në tejkalimin e përçarjeve shqiptare.

Postimi i plotë:

Janë vetëm 3 BURRA SHTETARË shqiptarë që me një talent të jashtëzakonshëm arritën të bashkojnë shqiptarët në interes të kombit dhe vendit të tyre në tre periudha të ndryshme historike;

1 – GJERGJ KASTRIOTI – Skënderbeu (1443-1468) që për 25 vjet me radhë bashkoi shqiptaret dhe ishte i suksesshem kunder perandorisë më të fuqishme të kohës e cila ishte në kulmin e saj. Mbajti gjallë ndjenjen kombetare shqiptare dhe ishte kjo ndjenje që i bë bazamenti i rilindasve që çoi në shpalljen e pavarësisë.

2 – AHMET ZOGU (1920-1938) që mori një vend të pushtuar në pjesët më të medha të tij e të shpartalluar nga rivalitetet krahinore e klanore të brendshme duke e berë shtetin për herë të parë e për 15 vjet e bëri shqiptarin dinjitoz jo vetëm në vendin e tij por në të gjithë Europën e civilizuar.

3. IBRAHIM RUGOVA (1989 – 2006) që si askush tjetër në historine botërore me fuqinë e mendjes pa shtet e pa ushtri në krye të një populli të vogël e të paarmatosur arriti të materializojë idenë e shtetit të pavarur të Kosovës e duke bërë aleatë të tij e kombit shqiptar aleancën më madhe ushtarake të kohës – NATOn.

Askush tjetër veç këtyre kolosēve nuk ka patur sukses në dominimin e tipareve vetshkatërruese të shqiptarëve që për fat të keq vazhdojnë e dominojnë edhe sot.