
Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se ka mijëra shqiptarë që punojnë për BIA-n serbe.
Madje, ai shtoi se ka shumë njerëz edhe në Kosovë që veprojnë njëjtë.
“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën.
Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh Kajtazi.