Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Milaim Nela: Kombëtarja të mos luajë nëse ndalohen simbolet shqiptare në Serbi

 
   

Analisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që simbolet kombëtare shqiptare të mos lejohen në stadiumin e Leskovcit, ku Shqipëria do të përballet me Serbinë.

Ai kërkon që ekipi shqiptar të refuzojë të zbresë në fushë nëse ndalohet përdorimi i flamurit dhe simboleve kombëtare.

Nela akuzon kreun e FSHF-së, Armando Dukën, se nëse ka pranuar një marrëveshje të tillë, duhet të arrestohet dhe të gjykohet për tradhti kombëtare, duke kujtuar se “një veprim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2014”.

Postimi i plotë:

Nëse simbolet kombëtare të skuadrës dhe shtetit shqiptar nuk lejohen në stadiumin serb të Leskovcit ekipi shqiptar duhet të refuzojë të zbresë në fushën e lojës!

E nëse Armando Duka ka rënë dakord për mungesēn e simboleve kombëtare shqiptare ai duhet të arrestohet dhe gjykohet për tradhëti kombëtare.

Ju kujtoj se po këtë bëri Duka ne vitin 2014 dhe kjo nëse ndodh do të ishte hera e dytë!